CHAMPIONS | Benfica nuk fal, shkon në playoff! Por skandali ndodh në Armeni, aty ku preket Kosova (FOTO)

Mbremja Champions nuk eshte se ka dhuruar shume surpriza sa i perket turin te trete dhe te fundit para playoff te kalimit per ne grupe. Benfica ka arritur te siguroje play-off e Champions falë suksesit të dyfishtë ndaj Midtjylland.

Digitalb OTT(IPTV)

Portugezët, pas 4-1 në “Da Luz”, përsërisin veten në Danimarkë: 1-3 rezultati përfundimtar, me Enzo Fernandez, Enrique Araujo dhe Diogo Gonçalves autoret e golave. Rrjeta e Pione Sistos nuk u mjafton mikpritësve.

Tani, mes Benfica-s dhe grupeve të Champions League, është pengesa e fundit: nje mes Sturm Graz-Dinamo Kiev qe po zhvillohet tani. Por, ajo qe ka bere me shume buje sonte eshte edhe një pankartë nacionaliste në stadiumet ku luhen ndeshjet eliminatore të Champions League.

Tifozët e Pjunik janë bërë protagonistë në duelin kundër serbëve të Crvena Zvezda. Dihet që Armenia është në konflikt me Azerbajxhanin dhe ata “godasin” armiqtë, por edhe Kosovën.

Në një nga tribunat u hap mesazhi “Karabak është Armeni, Kosova është Serbi”. Sigurisht pritet që UEFA të marrë masa dhe ta ndëshkojë klubin armen për këtë banderolë dhe mund te vije nje skualifikim fushe.