Chris Weatley fshin postimin për Parteyn – ende nuk dihet nëse lojtari është i përfshirë në akuzat për përdhunum

Ndonëse e postoi orë më parë një informacion se Thomas Partey ka udhëtuar me skuadrën për turin parasezonal, Chris Weatley e ka fshirë këtë status orë më parë.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një lojtar nga Londra Veriore u mor dje nga policia vendase me akuzën për përdhunim të një të miture, transmeton lajmi.net.

Për futbollistin në fjalë thuhet se është i moshës 27 – 29 vjeç, mirëpo emri i tij nuk iu bë publik.

Mjaftoi ky informacion që të ngjallë gjendje paniku te Tottenham Hotspur e Arsenal, pasi janë vetëm këto dy skuadra që i përkasin Londrës Veriore.
Te “topçinjtë” u aludua te Partey, por ishte pikërisht Wealthey që e demantoi diçka të tillë.

I njëjti duket se u bë pishman, pasi postimin e fshiu menjëherë, ku e la mundësinë që pikërisht mesfushori të jetë i involvuar në një aferë të tillë. /Lajmi.net/