E BUJSHME NGA PARISI | Presidenti i PSG pranon zyrtarisht: “Me Realin nuk kam më asnjë raport, arsyeja!”

Nasser al-Khelaifi, presidenti i PSG, ka folur sonte për Canal+, ku ka pranuar zyrtarisht se tashmë raporti i klubit të tyre me Real Madrid është zero pas ccështjes Mbappe por sigurisht që një tjetër temë e debatit ose molla e sherrit është edhe Super League.

Digitalb OTT(IPTV)

Perez ka ftuar Al-Khelaifin që të bashkohet në projektin e Super League, por ky i fundit nuk ka pranuar edhe njëherë. Kujtojmë që presidenti i PSG është zgjedhur edhe presidenti i ECA (Shoqata e Klubeve Europiane)

Sonte, me rastin e Champions League, ai ka dal hapur. Darka e djeshme u anulua, ndërsa sot në drekë gjithashtu pati jo pak tension mes dy delegacioneve dhe u duk sikur ishte më shumë vullnet i UEFA-s që dreka të zhvillohej se sa pëlqimi i palëve…

“Nuk do ta fsheh, nuk kemi pothuajse asnjë marrëdhënie me Realin.

Nuk do të kthehem pas asaj që ndodhi. Unë besoj në futbollin e aksesueshëm për klubet e vogla, ata nuk mendojnë njësoj, kështu është”

Times publikoi një letër nga Nasser Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain dhe klubeve anëtare të ECA. Në këtë letër, numri një i klubit francez bën të ditur se është afër një marrëveshjeje trevjeçare për të drejtat televizive dhe marketingun për formatin e ri të Champions League të barabartë me 15 miliardë euro në tre sezone (pra 5 në sezon). Një figurë hiperbolike që vetë Al-Khelaifi e siguron se do të çojë në një “zhvendosje tektonike” të pushtetit.

Një skenar i ngjashëm mund të jetë goditja përfundimtare për Superligen, duke qenë se injektimi tepër i madh i parave do t’i kënaqte të gjithë. Al-Khelaifi, gjithashtu në letër, flet për këtë marrëveshje si: “Një agim i ri i stabilitetit financiar dhe mundësive për klubet evropiane të futbollit, sepse mënyra se si tregtohen garat tona të klubeve do të transformohet”.

Kujtojmë se Liga e Kampionëve do të ndryshojë format, nga 32 skuadra të ndara në 8 grupe në 36 pjesëmarrës që do të luajnë 10 ndeshje në fazën e parë sipas kriterit të “sistemit zviceran”, pra pa ndarje në grupe. Versioni i ri i turneut do të fillojë nga sezoni 2024/25.