E konfirmon Romano: Lopetegui shkarkohet nga Sevilla në orët në vijim

Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Julen Lopetegui do të shkarkohet në orët në vijim nga posti i trajnerit të Sevillas.

Rezultatet tejet të dobëta, si në La liga, ashtu edhe në Champions League, ia kanë mbushur mendjen drejtuesve që ta ndërprejnë bashkëpunimin me spanjollin, transmeton lajmi.net.

Vendin e tij pritet ta zë së shpejti Jorge Sampaoli.

Digitalb OTT(IPTV)

Ky i fundit më herët pati drejtimin e Marseille, por kjo aventurë s’u mbyll më së miri, me trajnerin që u largua pas zënkave me disa lojtarë atje. /Lajmi.net/