Vllaznia gjen trajner të ri, Auron Miloti do të zëvendosjë Mirel Josën
Guti nuk ka dyshime: “Ai është lojtari më vendimtar i Real Madridit”

Vinicius Junior është lojtari më me ndikim te skuadra e Real Madrid-it? Përgjigja është po, të paktën sipas ish-mesfushorit historik të Los Blancos, Guti.
Ish-mesfushori dhe tani trajneri ka folur në një intervistë të dhënë për DAZN në lidhje me futbollistin brazilian dhe rëndësinë e tij në rritje për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Guti vlerësoi rritjen e lojtarit, i cili është bërë lideri i formacionit Merengues: “Gjatë gjithë sezonit Vinicius ka qenë vendimtar, ai është lojtari në formën më të mirë dhe e gjithë skuadra e kërkon atë”, tha ish-lojtari i madrilenëve.
“Ai nuk jep vetëm asiste, por shënon edhe gola të rëndësishëm, për ekipin dhe për veten. Këto janë gola që do t’i japin më shumë besim për të ardhmen”.
Duhet nënvizuar se si Vinicius arriti paraqitjen e tij të 200-të në kampionatin spanjoll në ndeshjen e luajtur kundër Valencias (2-0 për Realin) ku ishte edhe autor i një goli.
Pas garës, në rrjetet sociale të klubit janë shfaqur edhe fotot e ndryshme festive për arritjen e madhe të realizuar nga braziliani, i vlerësuar nga presidenti Florentino Perez me një fanellë speciale.