Inzaghi pret dhuraten nga Marotta, por do te vije ndoshta vetem ne qershor…

Emri i Filip Kosticit mbetet ai në krye të preferencave të Interit për të përforcuar krahun e majtë, duke i dhënë një alternativë Perisic dhe duke identifikuar një lojtar të mirë edhe për të ardhmen me lamtumirën gjithnjë e më të mundshme të kroatit.

Negociatat me Eintracht që në ditët e para nuk dukeshin të thjeshta, veçanërisht nga pikëpamja e formulës, dhe kështu sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët po hetojnë edhe pista të tjera: përveç Bensebainit të ‘Gladbach, ata do të kishin hyri në listën e Marotta-s dhe Ausilio-s edhe Angelino, një anësor në pronësi të Leipzig-ut dhe një fytyrë e vjetër e futbollit italian si Timothy Castagne, ish Atalanta sot te Leicester.

Inzaghi kerkon nje fuqizim per sezonin tjeter. t