Kahn thyen heshtjen, flet për situatën e Lewandowskit

Drejtori i Bayern Munich, Oliver Khan ka folur lidhur me situatën e yllit të skuadrës, Robert Lewandowski që raportohet se mund të largohet në rast që nuk i ofrohet rinovimi i kontratës.

Polaku ka kontratë me ‘Bavarezzët’ edhe për 18 muaj, ndërsa momentalisht nuk i është ofruar ndonjë kontratë e re.

Digitalb OTT(IPTV)

Lewandowski para disa ditëve kur u pyet se çfarë po ndodhë me të ardhmen, tha se ‘gjithçka mund të ndodhte’, përcjell lajmi.net.

Lidhur me largimin e mundshëm të Lewas, u pyet edhe drejtori Oliver Khan, që tha se do bisedojë me lojtarët që u skadojnë së shpejti kontrata gjatë pranverës.

“Do të flas me lojtarët në pranverë duke përfshirë këtu edhe Lewandowskin sigurisht”.

“Jemi duke hyrë në një situatë, ku edhe një milimetër vlen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet që klubet e mëdha tashmë kanë nisur ta vëzhgojnë situatën e Lewandowskit dhe ekziston mundësia t’i bëjnë ofertë gjatë verës së ardhshme./Lajmi.net