Manchester United interesohet për Coady Gakpo

Manchester United është i interesuar seriozisht për sulmuesin e PSV Eindhoven, Coady Gakpo.

Sulmuesi është duke u trajtuar me prioritet nga Erik ten Hag i cili duket se e ka përcjellë edhe më herët sulmuesin anësor.

Digitalb OTT(IPTV)

Lojtari aktualisht është duke u vlerësuar diku rreth 50/55 milionë euro, shumë kjo e cila nuk pritet të paraqeë ndonjë problem për ”Djajtë e Kuqë”.

Gakpo pati një sezon të mirë me skuadrën holandeze, ku për një sezon shënoi 12 gola dhe 13 asistime në 27 ndeshje.

Ish-kampionët anglezë e kanë pikëtuar si të duhurin 23-vjeçarin, marrëveshjen me të cilin synojnë ta kryejnë sa më shpejt. /Lajmi.net/