Marotta i mbyll dyert Dybala te Interi? “Përfaqësonte një mundësi! Me gjithë afeksionin që kam për Paulo, por futbolli sot…”

Beppe Marotta duket se po i mbyll dyert, të paktën për momentin, për një transferim te Interi te Paulo Dybala: “Ai është një nga lojtarët e lire dhe është hera e parë që shumë futbolliste të nivelit të lartë janë ende pa ekipi – tha shefi ekzekutiv i skuadrës ne konferencën e prezantimit të sezonit të ri –

Është demonstrim se futbolli po ndryshon, është një futboll që duket të përmbajë kosto. Trajneri ka nje seri lojtarësh të fortë, që do t’i duhet të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Afeksioni ndaj Paulos mbetet”.

Marotta filloi të flasë për këtë pasi përfundoi vitin e kaluar: “Sezoni i kaluar ishte i hidhur. I ëmbël sepse shtuam dy trofe në tabelë, i hidhur sepse vendi i dytë na la paksa kështu. Rezultati i sezonit të kaluar shërben si një paralajmërim për atë që do të vijë.

Ambicja duhet të jetë shumë lart, nuk duhet të kemi frikë, duhet të kemi guxim për të fituar. Ky është një paralajmërim për ne në menaxhim, por kjo fjalë nuk duhet të na trembë sepse mund të jemi edhe konkurrues”.

Më pas një reflektim për atë që e pret Interin dhe më tej, nga gushti e në vazhdim, me një turne të vërtetë përpara pushimit për Botërorin e Katarit: “Ky do të jetë një kampionat me një orar anormal. Në pjesën e parë do të kemi 20 ndeshjet për të luajtur dhe puna e trajnerit do të jetë e komplikuar, sepse është një situatë unike”.