Napoli gjen zëvendësuesin e Koulibaly

Napoli ka identifikuar emrin për të zëvendësuar Kalidou Koulibaly.

Koulibaly do t’i bashkohet skuadrës së Chelsea dhe tashmë napolitanët kanë nisur kërkimet për një zëvendësues të senegalezit.

Digitalb OTT(IPTV)

Raportimet nga shumë media italiane bëjnë të ditur se Napoli do të zëvendësojnë lojtarin me anëtarin e Lazios, Francesco Acerbi, përcjell lajmi.net.

Acerbi ka gjasat më të mëdha për të luajtur në partneritet me mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani.

34 vjeçari është lidhur me një kalim të mundshëm te Milan ose Monza, por Napoli janë favoritët tani.

Napoli pritet ta kompletojë këtë lëvizje për 5 milionë euro.  /Lajmi.net/