Nuk do t’iu besoni syve, këtë vendim e ka marrë Buffon për të ardhmen e tij

Buffon nuk e ka ndërmend të ndalet, vazhdon kontratën edhe për dy vite

Gianluiggi Buffon nuk e ka ndërmend të ndalet duke luajtur, pasi do ta shohim në fushë edhe për dy vite të tjera.

Digitalb OTT(IPTV)

Portieri veteran italian do të qëndrojë te Parma edhe për dy vite të tjera, pasi kontrata e tij me këtë klub është rinovuar.

Buffonit i skadonte kontrata në verë, teksa ka arritur marrëveshje dhe ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e famshëm italian deri në verën e vitit 2024.

44-vjeçari ndihet në formë të mirë dhe pretendon të qëndrojë në fushë nëse nuk ka lëndime deri në moshën 46 vjeçare.

“Unë jam mirë, pe ndjej vetën mirë dhe mund të jap më të mirën time, përsëri dhe përsëri”, tha Buffon pas vazhdimit të kontratës.

Buffon kishte debutuar me ekipin e parë të Parmas në vitin 1994, derisa kishte qëndruar tek kjo skuadër deri në vitin 2001.

Legjenda italiane qëndroi te Juventusi nga edicioni 2001/2002 deri më 2018/19 kur iu bashkua për një vit gjigantit francez Paris Saint Germain.

Veterani italian u rikthyer përsëri në Torino, duke iu bashkuar Juventusit në edicionin 2019/20 para se të rikthehej te Parma në verën e vitit të kaluar.