Parisi ndalet nga Benfika

Kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint-Germain barazuan në ndeshjen në transfertë ndaj Benfikës me rezultatin final 1 me 1.

Lionel Messi shënoi golin e vetëm për parisienët në minutën e 22’ pas një assistimi nga Neymar, kurse goli për Portugezët erdhi nga auto-goli I Danilo Pereira katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Digitalb OTT(IPTV)

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe përfundoi pa as një gol të realizuar.

Si PSG ashtu dhe Benfika kanë nga 7 pikë në  Ligën e Kampionëve dhe janë në krye të grupit H, por francezët marrin kryesimin për shkak të golavarazhit më të mirë.