Pesë vite nga fotoja ikonike e Messit, duke i “treguar targën” publikut në “Bernabéu”

Dita e “Sant Jordit’, pesë vite më parë, më 2017, kujtohet nga katalanasit si dita në të cilën Leo Messi, pasi shënoi “in extremis” kundër Real Madridit (2-3), tregoi fanellën e tij për publikun në “Santiago Bernabeu”.

Digitalb OTT(IPTV)

Një festim mitik i golit, që tashmë është pjesë e historisë së klubit të Barçës dhe të futbollit. Një imazh që u kap nga fotografi i “Mundo Deportivo”, Pep Morata, dhe që u bë “viral”.

Madrilenët panë argjentinasin, “bishën e zezë” të Realit duke treguar fanellën e Barçës para publikut të rivalit të përjetshëm. Fanella e Messit dukej se u ngrit në ajër.

Thuajse dukej si një strukturë, por nuk ishte e tillë. “Kam shkrepur rreth 30 foto atë moment,  ndër to edhe fotoja për të cilën po flasim”, – komentoi asokohe vetë Pep Morata.

Ai gol, në një kundërsulm të nisur nga Sergi Roberto dhe një pasim nga André Gomes, i cili heshti “Bernabeu”, ishte goli i 500-të i Messit dhe njëri nga 26 të tillë që shënoi kundër Real Madridit (15 jashtë dhe 11 në “Camp Nou”).

Megjithëse jo më i miri, jo më i rëndësishmi, ai ka hyrë në histori për shkak të festës ikonike të yllit argjentinas.