PSG nuk merr më shumë se barazim nga Benfica

Nuk mjafton goli i Messit, PSG ndalet nga Benfica.

Benfica dhe Paris Saint-Germaini i kanë ndarë pikët (1-1) në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Digitalb OTT(IPTV)

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio da Luz, rezultati u zhbllokua me golin e Lionel Messi (22’), i cili u asistua nga Neymar.

Me një autogol të Danilos kur po afrohej fundi i pjesës së parë (41’) u barazua rezultati.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Benfica dhe Paris Saint-Germaini kanë nga shtatë pikë në Grupin H, derisa Juventusi ka tri pikë.