Real Madrid me fitore minimale ndaj Rayo, ruan diferencën në krye të tabelës


Real Madrid ka marrë pikë të reja në La Liga.

‘Mbretërit’ kanë shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Rayo Vallecano, shkruan lajmi.net.

‘Los Blancos’ ishin më kërkues gjatë gjithë këtij takimi, por golin gjetën vetëm në një rast.

Karim Benzema vulosi fatin e takimit me golin e shënuar në minutën e 83’ të ndeshjes.

Reali shkon në 60 pikë në krye të tabelës, kurse Rayo mbetet në 31 pikë. /Lajmi.net/