Real Madridi gjen zëvendësuesin e Mendyt në rast se ky i fundit largohet

Real Madridi po e mendon zëvendësuesin e mbrojtësit anësor, Ferland Mendy, në rast se ky i fundit vendos të largohet.

Si alternativa më e mirë e konsideruar nga “Los Blancos” është Fran Garcia i Rayo Vallecanos, transmeton lajmi.net.

I njëjti luajti edhe më herët për madrilienët, pasi ishte produkt i akademisë së skuadrës, por duket se nuk bindi mjaftueshëm më paraqitjet e tij në atë kohë.

Tashmë, kur duket se po luan më pjekur, Reali e dëshiron sërish në skuadër. /Lajmi.net/