“Të gjithë do të heshtin”, Ten Hag merr në mbrojtje CR7 pas kritikave të shumta

Erik Ten Hag i ka dhënë mbështetje Cristiano Ronaldos pavarësisht fillimit të dobët të sezonit nga sulmuesi i Manchester United. Pasi humbën dy ndeshjet e para të sezonit, “Djajtë e Kuq” kanë marrë 4 fitore radhazi më pas në Premier League, duke përfshirë triumfet kundër Liverpool dhe Arsenal.

Digitalb OTT(IPTV)

Ronaldo ka zënë një vend në pankinë, pasi Marcus Rashford në formë po drejton ofensivën e Manchester United. Gjithsesi, Ten Hag beson se portugezi do t’ua tregojë të gjithëve cilësitë e tij së shpejti.

Në një intervistë për “Sky Sports”, trajneri holandez tha: “Kishim shumë lojtarë që performuan mirë për kombëtaret e tyre. Disa lojtarë ndoshta nuk janë në top-formë, përfshirë dhe Cristiano Ronaldon. E gjithë karriera e tij flet qartë.

E gjithë bota e shikon atë dhe ka pritshmëri të mëdha prej tij, jam i sigurt se do të kthehet. Gjithë karrierën e tij ka shënuar dhe bërë mirë. Ai do të kthehet më i fortë dhe të gjithë do të heshtin. Unë kam besim të plotë”.

Ronaldo ka shënuar vetëm një gol këtë sezon, kundër Sheriff-it në “Europa League”. Ai gjithashtu pati vështirësi në kualifikueset e fundit të Portugalisë, duke dështuar të shënonte në ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Spanjës.

Sulmuesi luzitan shpreson të luajë rolin e vet në derbin e Manchesterit më vonë, sot. Megjithatë, 37-vjeçari po Lufton ta gjejë formën optimale sportive përpara Kupës së Botës, e cila nis muajin e ardhshëm në Katar.