Tifozët e Inter-i humbin durimin: Për çfarë e kemi marrë?

Inter ka pësuar një humbje 4-2 në miqësoren e luajtur dje kundër Villarreal. Një rezultat që nuk është një sinjal i mirë në prag të fillimit të kampionatit.

Digitalb OTT(IPTV)

Është e vërtetë se mungonte Brozovic, por deri dje të gjithë lëvdonin aftësitë e Asllani-t, i konsideruar një nga goditjet më të mira të merkatos nga zikaltrit.

Humbja 4-2 me spanjollët kanë dhënë një sinjal alarmi pak ditë para fillimit të Serisë A. Kanë qenë të shumta notat negative dhe një më shumë se të tjerat: mbrojtja dhe portieri.

Në fakt, ka qenë një tjetër mbrëmje e keqe për Samir Handanovic. Pesë gjuajtje, katër gola dhe tre mund të konsiderohen faji i tij. Për Inzaghi-n ai është titullari, me Onana që vazhdon të qëndrojë në stol, por tifozët duket se kanë humbur durimin.

Nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale: “Me Handanovic titullar mjafton që të godasin në portë dhe është gol, pse nuk duhet të luajë Onana?”, ka shkruar një tifoz.

“Kam përshtypjen se në 4 golat e pësuar Onana do të kishte bërë më mirë se Handanovic”, ka qenë një tjetër koment, ndërsa një tjetër ka thënë: “Po pse e morën Onana-n?”.

Interneti është i pamëshirshëm: “Edhe Cordaz do të ishte më pak mumje se slloveni. Mjaft, ju lutem! Çdo gjuajtje është një gol! Onana titullar menjëherë!”.

Një tjetër ka qenë më i ashpër me trajnerin Inzaghi: “Ka dashur Corrfea dhe Caicedo, vazhdon të aktivizojë një portier që ka mbaruar prej vitesh, ka humbur një titull që do ta kishte fituar edhe Mazzarri.

“Nuk e ka aktivizuar Onana-n as në pjesën e dytë. Di të luajë vetëm me një skemë, nuk është për Inter-in”.