U mposhten me penallti, por kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës/ KEK-u ‘shpërblehet’ nga komisioni i garave

Pak ditë më parë, KF Onix mposhti FC KEK-un në kuadër të Kupës së Kosovës përmes penalltive për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Mirëpo, KEK-u është ankuar për këtë ndeshje, ngase Onix kishte thyer rregullat duke futur në lojë një portier rezervë që nuk ishte fare në protokollin zyrtar.

Digitalb OTT(IPTV)

Për këtë arsye, KEK-u ka fituar ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 0 – 3, kësisoj është kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.