Zyrtare: Lenglet lojtari më i ri i Tottenham

Clement Lenglet është lojtari më i ri i Tottenham.

Lenglet i bashkohet ‘Spurs’ në formë huazimi nga Barcelona, transmeton lajmi.net.

Digitalb OTT(IPTV)

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Francezi ka nënshkruar kontratë me ekipin anglez, por aty nuk përfshihet opsioni për blerjen e kartonit të lojtarit.

Ky është nënshkrimi i pestë për ‘Spurs’ pas Forster, Perisic, Bissouma dhe Richarlison./Lajmi.net/