Zyrtare: Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit te Sevilla

Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i trajnerit të Sevillas.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi për medie.

Rezultatet tejet të dobëta, si në La liga, ashtu edhe në Champions League, ia kanë mbushur mendjen drejtuesve që ta ndërprejnë bashkëpunimin me spanjollin, transmeton lajmi.net.

Digitalb OTT(IPTV)

Vendin e tij pritet ta zë së shpejti Jorge Sampaoli.

Ky i fundit më herët pati drejtimin e Marseille, por kjo aventurë s’u mbyll më së miri, me trajnerin që u largua pas zënkave me disa lojtarë atje. /Lajmi.net/